EMRAT/ Kishin kultivuar drogë në bregun e lumit Drin, 4 të arrestuar në Dibër

Policia në Dibër ka vënë në pranga 4 persona për kultivim të bimëve narkotike.

Bazuar në informacionet e marra  në rrugë operative se në bregun e lumit Drini i Zi,  në fshatin Draj Reç, Bujar Tanushi, 35 vjeç; Edmond Tanushi, 37 vjeç; Rrahman Tanushi, 27 vjeç; Fitim Tanushi, 23 vjeç, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet se janë autorët  të kultivimit të  bimëve narkotike.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 09:21

Tags: ,