Kuvendi nis punimet, çështjet që priten të diskutohen në sesionin e ri parlamentar për 2023-in

Ka nisur sesioni i ri parlamentar për vitin 2023. Seanca ka nisur me fjalën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe krerët e grupeve parlamentare.

Nikolla tha se  Reforma Zgjedhore do të jetë prioritet i këtij sesioni.

“Në sesionin e kaluar miratuam 36 ligje dhe zhvilluam 5 interpelanca. Gjatë këtij sesioni instituti parlamentar prodhoi she shpërndarë 39 produkte kërkimore. Gjatë këtij sesioni rritëm transparencës e veprimtarive parlamentare. Me fillimin e funksionit të faqes së re është ndarë edhe ideja përfshihu. Finalizuam standardet e transparencë sme qëllim perfeksionimin e raportimit parlamentar, u përmbyll cikli aktiviteteve me gazetar. Reforma zgjedhore do të jetë prioritet i këtij sesioni. Kuvendi do të vazhdoje të mbështesë avancimin Reformës në Drejtësi”, tha  Nikolla.

Ky sesion parlamentar do të ketë një sërë çështjesh për të diskutuar dhe votuar në vazhdimësi, mbetur dhe nga seanca e fundit plenare.

Një prej tyre është zgjedhja e avokatit të Popullit, pas rrëzimit të kandidatit të PD.

Prioritet për socialistët do të jenë dhe ndryshimet ligjore për të larguar nga politika bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit. Deri më tani janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Autoritetin e Dosjeve ndërsa në Kuvend janë depozituar ndryshimet në ligjin për partitë politike dhe atë të dekriminalizimit.

Lindita Nikolla do të bëjë gjithashtu edhe një bilanc të sesionit që lamë pas dhe sfidat e sesionit të ri. Po ashtu fjalë përshëndetëse do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Në këtë sesion pritet të diskutohen edhe dy nisma të tjera që janë artikuluar në publik nga qeveria; amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Të dyja janë kundërshtuar nga organizmat ndërkombëtar, por shumica socialiste shprehet e vendosur për t’u dhënë jetë të dyja iniciativave.

Me interes pritet dhe trajtimi i dekretit të Presidentit të Shtetit, i cili nuk e miratoi ligjin për dekoratat e titujt.
Parlamenti pritet të shqyrtojë këtë ligj të kthyer 2 ditë më parë nga presidenti Bajram Begaj.

Gjatë këtij sesion të ri parlamentar pritet të mos mungojnë as debatet mes të dyja kaheve politike, pak muaj përpara garës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Situata ekonomike pritet të shkaktojë jo pak përplasje mes palëve. Ndonëse qeveria pretendon se ka bërë mjaftueshëm për ti ndihmuar qytetarët, opozita e ka kundërshtuar vazhdimit.

Pika e fundit e rendit të ditës së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ishte diskutimi për kërkesën e paraqitur nga 35 deputetë të pakicës parlamentare për ngritjen e një komisioni hetimor “Për verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit në detyrë, nga datat 10.09.2013 deri më datë 31.10.2022”.

Për shkak të mos arritjes së dakordësisë, në bazë të Rregullores, çështja i kaloi për shqyrtim seancës plenare të datës 26 janar 2023./albeu.com/