Luiz Ejlli nxjerr pistoletën dhe qëllon në sy të policisë (VIDEO)

Fituesi i spektaklit televiziv “BBV2”, Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Ditën e sotme, ai ka publikuar një video teksa shfaqet duke ecur drejt një individi e duke i drejtuar atij pistoletën në sy të policisë. E thënë kështu ngjarja duket e tmershme, ama video është filmuar gjatë xhirimit të filmit “Në kuadër të dashurisë”, me kolegun e tij Ylber Bardhi.

Filmi do shfaqet për publikun në kinema në muajin tetor.

“Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, që shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.