Dosja Babale, shtyhet sërish seanca ndaj Ervin Salianjit

Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Shkak kësaj here është bërë mungesa e trupës gjykuese, duke shënuar kështu herën e shtatë që seanca shtyhet.

Kujtojmë se Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, për skandalin “Babale”, ku në qendër ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik.

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ. Nëse do lihet në fuqi vendimi atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti. Autori i audio-përgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove./albeu.com