“Boll më këtu, vazhdoni jashtë”, Kristi bezdiset nga Kiara dhe Luizi

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Kujtojmë, se nga nominimi i fundit u eleminua Gerti, teksa Lorenci hoqi vetë dorë. Ndërkohë, rikthimi i 4 banorëve të vjetër ka ndryshuar dinamikën e ngjarjeve. Kristi mëngjesin e sotëm ka komentuar rikthimin e Kiarës.

“E kemi parë marrëdhënien, jeni çift i bukur, vazhdoni jashtë. Boll tani. Boll marrëdhënien këtu. Ndahuni te porta”, tha ai.


Shtuar 10.04.2023 21:33