Disa "hile" që ju bëjnë punëdhënësit gjatë intervistës
Ditëve të fundit, të kërkoni vetëm një CV të kandidatit për punë, dhe të keni një intervistë standarde nuk mjafton.

Kjo është arsyeja pse punëdhënësit duhet të përdorin disa hile dhe shumica prej tyre nuk janë aq të thjeshta, sa që kandidati mund të dështojë dhe as që mund ta vërejë testin.

Ju ofrohet një kafe

Arsyeja: Ai do ta shikojë në fund ku do e leni filxhanin, në tryezë apo në kuzhinë. Vendimi më i mirë është të shkoni në kuzhinë dhe ta leni aty filxhanin.

Shefi më dashje ju mban në pritje

Arsyeja: Ky mashtrim mund të tregojë se sa jeni të qëndrueshëm emocionalisht në situata stresuese dhe sa dëshrioni ta fitoni atë punë.

Intervistuesi befas fillon të bërtasë

Arsyeja: Ngritja e zërit është një tjetër mënyrë për të kontrolluar aftësinë e kandidatit për ti rezistuar stresit. Ekspertët këshillojnë që të qëndroni të qetë dhe t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve sa më qetësisht të jetë e mundur.

Punëdhënësi befas fillon të sillet në një mënyrë të çuditshme

Kandidati mund të injorohet nga shefi. Një nga opsionet më efektive është të pyesni intervistuesin që të ri-caktojë intervistën për një ditë tjetër.

Shefi e lëshon lapsin e tij në dysheme

Arsyeja: Ta shikojë kandidatin a është i përgjegjshëm. Nëse ai ulet dhe e merr lapsin atëherë ka gjasa të mëdha që të punësohet.
Shtuar më 06/01/2020, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori