Drejtonte rindërtimin e katedrales Notre Dame, vdes në një aksident malor gjenerali francez

Trupi i ish-kreut të ushtrisë së Francës, 74 vjeçarit Jean-Louis Georgelin, u gjet dje në malin Mount Valier në masivet e Pireneve.

Gjenerali i ushtrisë që ishte emëruar nga presidenti Macron për të mbiqyrur rindërtimin e katedrales së Notre-Dame pas zjarrit shkatërrimtar të tre viteve më parë, ka vdekur gjatë pushimeve malore në Pirene.

Zyrtarët gjatën trupin Georgelin, pas kërkimeve kur nuk ishte kthyer në akomodimin malor ku po qëndronte.

I ndjeri besohet se ka rënë nga lartësia në malin Valier, pranë shtegut Faustin në juglindje të Francës, në një lartësi prej më shumë se 2000 metra.

Prokuroria e Foix konfirmoi se trupi ishte identifikuar formalisht dhe se vdekja po trajtohet si një aksident.

Macron komentonte sot: “Me vdekjen e Gjeneral Jean-Louis Georgelin, kombi humbi një ushtarak të madh dhe Notre-Dame një nga mjeshtrat e ringjalljes së saj”.

Ushtaraku i lartë katolik ishte nominuar për t’u kujdesur për rindërtimin e Notre-Dame pas zjarrit që e përfshiu në 2019.

Georgelin raportohet se kryente punën me një qasje ushtarake teksa e përshkruante veten “shef operacionesh” i grupit të Notre-Dame.

Megjithë disa kontradikta me zyrtarë dhe arkitektë të rindërtimit, ai vlerësohej si një drejtues i respektueshëm i projektit.

Ende nuk ka shpjegime per rrethanat e aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 19.08.2023 21:22