Abuzimi i 11-vjeçares nga 5 djem, Meta: Tronditëse, të jepet ndëshkim shembullor për autorët

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Kosovë, ku 5 të rinj përdhunuan për 7 orë një 11-vjeçare, në një park në Prishtinë.

Meta ka kërkuar ndëshkim shembullor për autorët, ndërsa ka shprehur mbështeje për protestën që do të zhvillohet sot ë Tiranë në orën 18:30.

Reagimi i Metës:

Mbështes dhe solidarizohem plotësisht me protestën ‘Solidaritet me Prishtinën’ e thirrur sot në Tiranë, në ora 18:30, në sheshin “Nënë Tereza” për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare.

Duke ju bashkuar kërkesës legjitime për  ndëshkimin më shembullor të autorëve që dhunuan vogëlushen 11-vjeçare në Prishtinë, akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare, si dhe duke shprehur të gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e saj, solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona.