Lautaro: Kam një kontratë me Interin, shpresoj të bëhem simboli tyre

Inter mori një fitore të jashtëzakonshme mbrëmjen e djeshme në Firence, duke mposhtur Fiorentinën me rezultatin 3-4 në frymën e fundit falë golit të Mkhitaryan.

Lojtari i ndeshjes ishte padyshim argjentinasi Lautaro, pasi shënoi dy gola dhe asistoi golin e parë të Barella. Pas kësaj fitoreje, sulmuesi zikaltër foli për mikrofonat e “Sky Sport”.

Ndjehem mirë, jam i lumtur këtu. Shpresoj të bëhem një flamur, një symbol për këtë klub. Kam një kontratë me Interin dhe mendoj vetëm për këtë ekip. Shpresojm të vazhdojmë kështu me këto ritme”, është shprehur “El Toro”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.10.2022 07:58

Tags: ,