Shumë shpejt nis edicioni i parë i “Big Brother VIP” në Kosovë

Big Brother VIP do të mbahet për herë të parë në Kosovë. Mësohet se Klan Kosova ka arritur që të sigurojë kontratën me Banijay Rights për të drejtën e shfaqjes së këtij programi në Kosovë.

Big Brother VIP pritet të startojë në sezonin e ardhshëm televiziv në kanalet e Art Motion dhe Klan Kosova. Puna ka nisur si në aspektin teknik ashtu edhe në atë përmbajtësor dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë. Ende nuk është bërë publik asnjë personazhi që do të futet në shtëpinë e famshme në Kosovë.

Edicioni i parë i BBV u realizua në Shqipëri vitin e shkuar.


Shtuar 13.06.2022 15:56