Stjuardesa lëndon këmbën gjatë turbulencës, kompania ajërore nuk i kushton rëndësi (FOTO LAJM)

Një stjuardesë 27-vjeçare, gjatë një turbulence të fortë në avion, pësoi plotë shtatë fraktura në të dyja këmbët. Një incident aq i rëndë, sa e reja u detyrua që të qëndrojë shtrirë për plotë pesë muaj.

Eden Garrity, një stjuardesë e re angleze, punonte për “Thomas Cook”, kompaninë e madhe ajrore britanike, e cila së fundmi ka falimentuar. Incidenti në fjalë ndodhi në muajin gusht, ose rreth një muaj para se kompania të falimentonte, gjatë një fluturimi nga Kuba në Manchester. Turbulenca e fortë ndodhi pikërisht teksa stjuardesa ndodhej në këmbë dhe po shtynte një tavolinë me rrota, mbi të cilën kishte pije dhe ushqime.

Ajo u zu poshtë prej saj, duke pësuar fraktura të shumta. Pas disa ndërhyrjesh në këmbë, më në fund Eden arriti që të ecë me paterica, pas dy muajsh nga aksidenti.

“Thomas Cook” i kishte premtuar se do e paguante gjatë gjithë shërimit, por edhe dëmshoërblim, ndërkohë që pas falimentimit të kompanisë e reja e gjeti veten të papunë dhe pa të ardhura. Tashmë vajza ka vendosur që t’iu drejtohet mediave për të ngritur zërin e saj dhe për të kërkuar të drejtën.

Ajo shprehet:

”Kam ende shumë probleme fizike dhe gjetja e një pune në këto kushte është shumë e vështirë. Si të mos mjaftonte, përgjegjësit e ekonomisë së kompanisë nuk më njohin të drejtën e pagesës dhe dëmshpërblimit”.


Shtuar 9.01.2020 13:19