104 të prekur e pesë viktima, çfarë po ndodh me koronavirusin në Shqipëri

Ka patur disa ndryshime të reja në lidhje me situatën që po shkakton koronavirusi në Shqipëri.

Një person humbi jetën mëngjesin e sotëm ndërsa numri i të prekurve u rrit ndjeshëm duke arritur në 104.

Vatër e re ishte Shkodra, ndërsa Tirana vijon të jetë qyteti më i prekur.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

-Tiranë 68 raste (dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë)
-Durrës 7 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
-Lushnje 2 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
-Elbasan 2 raste
-Fier 12 raste
-Rrogozhinë 2 raste
-Kavajë 3 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
-Korçë 3 raste
-Vlorë 4 raste
-Shkodër 1 rast /albeu.com/


Shtuar 24.03.2020 08:31