Plas sherri, 52-vjeçari godet me grushte drejtorin e bankës

Policia e Beratit ka arrestuar një 52-vjeçar pasi ka goditur me grushte drejtorin e një banke brenda në ambientet e punës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. K., 52 vjeç, pasi, pas një debati me drejtorin e një banke të nivelit të dytë, në ambientet e punës, e ka goditur atë me grushte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.


Shtuar 8.07.2020 11:37