Kuq e zi dhe shqiponja me dy krerë, flamuri shqiptar valëvitet edhe në finalen Argjentinë- Francë

Tashmë është bërë traditë që flamuri kuq e zi të valëvitet në të gjitha stadiumet e botës, madje dhe në finalet më të rëndësishme.

Flamuri i Shqipërisë nuk kishte si të mungonte dhe në finalen e Katar 2022, ku përballë njëra-tjetrës luanin Argjentina dhe Franca, ku në fund Messi dhe Argjentina ishin ata që triumfuan.