Rama: 5 vitet e ardhshme na pret prova e zjarrit, duhet të ruajmë imazhin pozitiv të turizmit

Kryeminsitri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Alsamblenë Kombëtare të PS, theksoi se Shqipëria sot është riafrimuar si vendi i një bumi turistik, por duhet treguar shumë kujdes për të ardhme.

Siaps tij 5 vitet e ardhshme do të jenë prova e zjarrit për turizmin shqiptar.

Ai theksoi se sot duhet të punojmë fort për të ruajtur imazhin.

5 vitet që do të kemi përpara do të jenë një provë zjarri. Që nga viti tjetër do të përballemi me një provë zjarrri. nëse nuk do të jemi në lartësinë e pritshmërisë, atëherë ky lajm i mirë do të na kthhet në bumerang dhe do të na hajë të gjallë, konkurenca empamëshirshme e këtyre që kemi rrotull. Lajmi më i burku nuk ëhstë umri marramëndës i tursitëve, por rikonfirmimi i shqipërisë i rikthyer në destinacion kombëtar. këtij vendi i ëhstë zbardhur faqja e nxirë e një të shkuare të rëndë. E shkura e ngjyer me atë bojën e murrme të paragjykimeve që e shkelmuan në rrugën e stërmbundishme të ngritjes në këmbë dhe përndoqën si hije çdo shqiptar. E shkuara e helmatisur që e përndjek Shqipërinë prej më shuëms e një shekulli, në luftën qorre për t’i rrëmbyer vëmendjen tjetrit. Shqipërisë i ka ardhur çehrja në vend në sytë e botës, flamuri ynë ka fituar respekt. Pas pak ditës e jithë europa do të jetë në Nju jork, dhe Shqipëria do të jetë në krye të tryezës, ku shqipëria ka presidencën e atij Këshilli. Detyra jonë ëhstë jo vetëm të ruajmë imazhin e ri të endit, por ta kthejmë në një kapital ekonomik. ne nuk duhet të jemi vendi ekskluziv i turizmit masiv. Rreziku i humbjes së ekulibrit mes të ardhurave dhe shpenzimeve në rritje që sjell vazhdimisht, ëhstë një kërcënim real për të nesërmen, me të cilin duhet të merremi sot”, tha Rama.


Shtuar 4.09.2023 17:22