Cikalleshi humb shansin “e artë”, nuk shënon nga pika e bardhë e penalltisë

Sokol Cikalleshi ka humbur mundësinë për të dyfishuar rezultatin ndaj Ishujve Faroe.

Sulmuesi u ndal nga pika e bardhë e penalltisë prej portierit kundërshtar.

Ndërkohë, goli i parë u shënua nga Nedim Bajrami, i cili shënoi po ashtu në ndeshjen ndaj Moldavisë.

Në fillimin e takimit, Cikalleshi dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.


Shtuar 20.06.2023 21:20