SONDAZHI/ Ukrainasit të bindur se do të triumfojnë në luftën kundër pushtuesit rus (FOTO LAJM)

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se vendasit janë të bindur se do të triumfojnë në luftën kundër pushtuesit rus.

Sipas burimeve nga mediat vendase, ukrainasit besojnë se në fund ushtria e tyre do të triumfojë. Në një sondazh të kryer nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, një organizatë amerikane jofitimprurëse, ukrainasit shprehen të sigurt për fitoren e vendit të tyre kundër agresionit rus.

Të pyetur në prill të këtij viti, 97 për qind e të pyeturve janë shprehur se besojnë se Ukraina do ta fitojë luftën, 2 për qind e tyre janë përgjigjur me “jo” dhe 1 për qind kanë zgjedhur opsionin “vështirë të përgjigjem.”

Ndërsa, në qershor pyetjes “A besoni se Ukraina do ta fitojë luftën?”, 98 për qind e qytetarëve janë shprehur për “po”, 1 për qind për “jo” dhe 1 për qind ka abstenuar.

Sondazhi është kryer me 2,000 ukrainas mbi 18 vjeç gjatë 10 prillit, 2 majit dhe 27-28 qershor./albeu.com/