Bosi shqiptar i drogës kërkon të shmangë deportimin nga Britania e Madhe: Do të ishte shkatërruese për djalin tim autik

Kreu i një bande shqiptare të trafikut të drogës, po lufton që të qëndrojë në Britaninë e Madhe në mënyrë që familja e tij të gëzojë një kujdes më të mirë shëndetësor.

Rreth 30 persona ishin të punësuar dhe Toni Boboshi, 49 vjeç, përdorte shqiptarët për të pastruar të ardhurat përmes llogarive të tyre bankare në Mbretërinë e Bashkuar.

Një gjykatë britanike e dënoi atë me gjashtë vite burg në 2018, por u lirua nga burgu pas 30 muajsh. Autoritetet kanë kërkuar dëbimin e tij, por ai ka nisur një betejë ligjore për të qëndruar atje.

49-vjeçari shqiptar pretendon se dëbimi do të ishte  shkatërrues” për djalin e tij autik, një shtetas britanik. Shërbimi i Provës vlerëson se Boboshi konsiderohet si një “rrezik i ulët” për të përsëritur veprën penale. Gjyqtari i apelit do ta japë vendimin e tij në një datë tjetër në ditët në vijim./Albeu.com/


Shtuar 22.04.2023 10:50