Përplasja me thika në Krujë, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar ka rënë në pranga të Policisë së Krujës pasi ka goditur me thikë një 36-vjeçar.

Po nga këto efektivë, është bërë arrestimi në flagrancë i 31-vjeçarit Y. K., pasi ka ushtruar dhunë psikologjike e ka kanosur kushëririn dhe kunatën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Krujë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim D. K., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 28.05.2022, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin R. F., 36 vjeç, banues në Krujë.

Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë shtetasi Y. K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me fjalë kushëririn dhe kunatën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com