Tragjike, gazetarja ndahet nga jeta 3 ditë para të bëhej nënë, mjekët shpëtojnë foshnjën

Mediat në Greqi kanë përjetuar një lajm të keq gjatë ditës së sotme, atë të ndarjes nga jeta të koleges së tyre në moshën 52 vjeçare, Isma Toulatu.

Gazetarja e njohur helene e cila ishte në muajin e nëntë të shtatzanisë, ka rënë nga shkallët ndërsa ndodhej në banesë me nënë e saj të moshuar.

Sipas informacioneve, ambulanca ka mbërritur menjëherë në banesë, por tashmë ishte tepër vonë. Gazetarja u dërgua me urgjencë në spital, ku u konstatua e vdekur.

Mjekët kryen një operacion cezarian dhe luftuan për të mbajtur në jetë foshnjën e saj, ku vajza e porsalindur u shtrua fillimisht në Repartin e Kujdesit Intensiv Neonatal të spitalit “Alexandra” dhe më pas në ICU neonatal të “Elena Venizelou”.

Varrimi i saj do të bëhet nesër, e shtunë, më 15 korrik dhe siç thuhet në raportin e Alpha-s, vdekjen e gazetares e ka pasur një hemorragji cerebrale, ndërsa me gjasë ajo ka pasur një aneurizëm për të cilën ajo nuk dinte.

Sipas asaj që zbuluan miqtë dhe kolegët e saj, Isma Toulatu dëshironte më shumë se çdo gjë të bëhej nënë dhe lajmi i gëzueshëm i shtatzënisë ishte për të ëndrra e saj më e madhe.

Gazetarja u nda nga jeta vetëm 3 ditë para se të linde.


Shtuar 14.07.2023 18:28