E kërkon burrin kollovar, Margaret mesa duket e gjeti “shpirtin binjak” (FOTO LAJM)

Takimi i kësaj jave i Margaret ishte me Rexhepin dhe mesa duket çdo gjë ka shkuar më së miri.

Në takim, dyshja po diskutonte për plane afatgjata, mes të cilave ishte dhe martesa.

Në një moment Margaret pyet Rexhepin se ku do të jetojnë nëse do të krijojnë një lidhje bashkë dhe a është ai i gatshëm për të jetuar me të në Tiranë.

“A do të vish kollovar këtu”, pyet Margaret. “Pse jo”, u përgjigj Rexhepi. Sakaq, Margaret konfirmoi në studio se takimi që zhvilloi me Rexhepin ishte më i miri që ka bërë që prej ardhjes në “PërPuthen”, duke shtyrë më shumë drejt finalizimit të një çifti të ri në emision.


Shtuar 28.06.2020 14:33