Fëmija i diplomatit amerikan gjen ”të bardhë” te liqeni Artificial

Dhjetë ditë më parë, në komisariatin numër 1 në kryeqytet, një diplomat amerikan ka dorëzuar një dozë të vogël lëndë narkotike e llojit kokainë të gjetur nga djali i tij në rrugë teksa luante pranë zonës së Liqenit Artificial.

Pavarësisht se lënda narkotike e gjetur ishte në sasi fare të vogël, oficerët e policisë janë surprizuar me gjestin e diplomatit pasi edhe më parë kur qytetarët kane konstatuar sasi të tilla të papërfillshme thjesht i kanë flakur.

Pas marrjes së deklaratës nga ana e diplomatit dhe grumbullimit të gjithë materialeve komisariati përkatës përpiloi të gjithë dokumenatacionin për veprime të mëtejshme.

Pavarësisht referimit te këtij rasti burime pranë komisariatit numër një treguan se identifikimi i personave qe zotëronin dozën e narkotikëve të gjetur nga diplomati është thuajse i pamundur kjo për shkak të sasisë fare të vogël të gjetur pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë.


Shtuar 8.05.2020 07:57