Banesat në Lezhë “notojnë” nga përmbytjet, banori: Askush nuk ka ardhur, dhomat 20 cm ujë (VIDEO)

Përroi i Matanisë në Lezhë ka përmbytur rrugët e banesat në Laman të ri.
Banorët kanë ndërhyrë vetë për largimin e interteve në mënyrë që të rrjedhë uji, ndërsa banesat e tyre janë mbushur me ujë.

Një banor i zonës është shprehur se përmbytje të tillë ka parë në 1994 për herë të fundit dhe se brenda shtëpive uji ndodhet në kuotën 20 cm.
“Brenda ka hyrë 20 cm ujë dhe një situatë e tillë ka ndodhur në 1994. Njerëzit nuk janë evakuuar, janë ngjit në kat të dytë. Askush nuk ka ardhur për të parë situatën”, u shpreh banori./albeu.com


Shtuar 19.01.2023 14:56