Zbulohet një “shtëpi bari” në Tiranë

Në zonën e “Kashar 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6 në Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar një operacion policor, si rezultat i të cilit kanë zbuluar një ambient që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Janë shoqëruar disa persona dhe po vijojnë veprimet nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Policia thotë se në përfundim të këtij operacioni, do të japë detaje më të plota./albeu.com