Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, Edmond Haxhia dhe anglezët kërkojnë liri me kusht në Britani, sot seanca për ekstradimin nga Londra

Porositësi i vrasjes së Ardian Nikualajt, Edmodn Haxhia dhe bashkëpunëtorët e tij anglezë kanë kërkuar nga drejtësia britanike liri me kusht.
Edmond Haxhia, Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman kanë dalë sot përpara gjykatësit të specializuar për ekstradimet Michael Snow.

Në seancën gjyqësore po shqyrtohet kërkesa e shtetit shqiptar për ekstradimin e katër personave, nën dyshimin e përfshirjes në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Gazetari Muhamed Veliu raporton se prokurorja Zoe Lash është ajo e cila përfaqëson shtetin shqiptarë kërkues i ekstradimit. Ajo fillimisht i relatoi gjykatës rrezikshmërinë e veprës penale për të cilën Shqipëria kërkon ekstradimin.

Përmes avokatëve të katër të arrestuarit kanë depozituar kërkesat për liri me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore.

Të katra këto kërkesat janë kundërshtuar prej përfaqësueses së Shqipërisë Zoe Lash. Në orët në vijim gjykatësi Michael Snoë pritet të japë vendimin për pranimin ose jo të ndryshimit të masës së sigurisë nga arrest me burg në liri me kusht.

Ditën e djesme mbërritën në prokurorinë e Lezhës dy hetues anglezë. Hetuesit anglezë erdhën në Shqipëri për tu njohur me provat.
Edmond Haxhia, 37 vjeç, Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mathin, 35 vjeç, u arrestuan në Britani, ndërsa akuzohen për atentatin ndaj 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij, Coral, në Shëngjin, ngjarje e cila besohet se ndodhi si pasojë e gjakmarrjes.
Haxhia dyshohet se është porositësi i vrasjes, pasi mes dy fiseve ka pasur konflikte të vazhdueshme që datojnë që nga viti 1997/albeu.com/


Shtuar 5.05.2023 12:27