Benzi del nga rruga në Bulqizë, shoferi dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Strikçan të Bulqizës.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

I plagosuri është Elton Neziri, 33 vjeç që pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumas në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 20.05.2020 07:33