Harroi kamerat? Gjesti i Sabianit me striptisten bën namin në rrjet (VIDEO)

Disa striptiste u futën në shtëpin e Big Brother Vip natën e kaluar për të festuar festën e beqarisë së Luizit, pasi do të martohet në finale me Kiarën.

Bashkë me striptistet hynë edhe disa nga ish-banorët meshkuj. Mes tyre ishin Ronaldo, Sabiani, Qetësori, Lorenci, Beati dhe Gerti.

Me sa u pa meshkujt kaluan një kohë të gëzuar me striptistet, disa duke u përqafuar, disa me puthje si dhe me kërcime të shumta sensuale.

Por ajo që nuk u pa ishte një moment kur Sabiani ishte ulur në divan, me njërën nga striptistet të ulur mbi të. Ky i fundit e kishte përqafuar dhe dukej sikur nuk e lëshonte.

Ky moment është fiksuar nga kamerat, edhe pse në largësi dhe jo shumë e qartë se ç’po ndodhte mes të dyve. Pamjet janë duke bërë xhiron e rrjetit.


Shtuar 5.05.2023 20:11