Kërkesa e SPAK për inceneratorin e Elbasanit, Apeli vendos arrest me burg për Bllakon

Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-deputetin e PS, Ali Bllako, pasi është pranuar kërkesa e SPAK.

SPAK kërkoi që Bllako të dënohej edhe për inceneratorin e Elbasanit dhe tanimë kjo është masa e dytë për ish-deputetin.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish deputetit Aqi Bllako, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrë’, kryer në bashkëpunim, prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’. Burime për ABC bëjnë me dije se pas sekuestrimit të kompjuterit të ish deputetit pas marrjes së tij si i pandehur, janë gjendur prova që e implikojnë atë në korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Alqi Bllako ka shkëmbyer e-maile nga adresa e tij private me administratorin e kompanisë “Alb tek energy”, Klodian Zoton duke e informuar këtë të fundit mbi procedurën e dhënies me koncension të Inceneratorit të Elbasanit. Referuar dosjes ai i përcillte Zotos, e-mailet e zyrtarëve të ministrisë së mjedisit mbi proceduratë që duhet të ndiqte për të fituar të drejtën e ndërtimit të Inceneratorit të Elbasanit. Referuar hetimeve të kryera këto kontakte janë mbajtur në kohën që Bllako ushtronte detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe prokuroria ka dyshime se ish-depuetit të ketë paracaktuar garën duke shpallur fituese kompaninë që përfaqësohej nga Zoto.