Shpallet kandidati i PD për zgjedhjet e 14 Majit në Mat

Ka përfunduar procesi i raundit të dytë të zgjedhjeve primare në Bashkinë Mat. Gara e kësaj të diele ishte mes mjekut Skënder Gjuci dhe ekonomistit Bukurosh Ballabani, të cilët dolën në balotazh një javë më parë.

Në votimet e raundit të dytë morën pjesë 676 anëtarë e simpatizant, 4 më pak se një javë më parë.

Kandidati Skënder Gjuci mori 478 vota, kandidati Bukurosh Ballabani 190 vota dhe 8 vota rezultuan të pavlefshme. Gjuci do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Matit në zgjedhjet e ardhshme lokale.