Hysaj mund të largohet nga Napoli, gjendet zëvendësuesi

Elseid Hysaj është kthyer të luajë rregullisht me Napolin, por rinovimi i kontratës ka ngrirë dhe palët nuk po bëjnë asnjë hap para për të vazhduar bashkëpunimin.

Agjenti i shkodranit, Mario Giufredi, ka folur shpesh për Hysajn dhe opinioni i tij i fundit është se mbrojtësi duhet të largohet nga Napoli, sepse Di Lorenzo, lojtar nën menaxhimin e tij dhe që luan në të njëjtin krah me Hysajn, është një nga më të mirët në Itali për momentin.

Kështu, agjenti tregon se Hysaj nuk do të ketë mundësi të luajë shumë nëse qëndron te Napoli.

Ai shprehet se do e shikojë situatën e Hysajt në verë dhe mendon se atë mund ta zëvendësojë një tjetër lojtar nën menaxhimin e tij.

Pasuesi i Elseidit te Napoli, sipas Giufredit, mund të jetë Faraoni.

“Di Lorenzo është një nga më të mirët në të gjithë Italinë. Ndër italianët ai është ndër më të mirët së bashku më Contin. Ai është sigurisht një kandidat për të shkuar në Kampionatin Evropian. Mancini e ka thirrur tashmë atë, do të thotë se e vlerëson. Hysaj është po aq i rëndësishëm sa Di Lorenzo, edhe pse ato kanë karakteristika të ndryshme. Gattuso ka shprehur pëlqim ndaj Elseidit, por duhet të vlerësojmë gjithçka në verë.

Unë preferoj që dy nga klientët e mi të të njëjtit rol të mos qëndrojnë në të njëjtin klub. Një përjashtim mund të bëhej për Faraonin, sepse Hysaj tashmë është afirmuar dhe ka luajtur për 5 vjet në nivele të larta. Faraoni është shumë i fortë dhe mund të luajë te Napoli.

Duhet të dëshmojë se është i denjë për një ekip si Napoli edhe pse vjen nga një ekip më i vogël. Situata e tij do të ishte më e menaxhueshme se ajo e Hysajt”, tha agjenti i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.


Shtuar 6.03.2020 13:06