Shpërthen në flakë një makinë në Tiranë, brenda saj shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët, mesditën e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi i Laprakës, dhe fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.05.2020, rreth orës 17:20, tek kryqëzimi i Laprakës, si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin K.V., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 28.05.2020 15:44