Ocampos kthehet në portier, shënon gol dhe bën pritjen vendimtare në minutën e fundit (VIDEO)

E rrallë është ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në La Liga.

Sevilla fitoi me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen kundër Eibarit dhe për këtë padyshim të gjitha meritat shkojnë për lojtarin Ocampos.

Ishte pikërisht sulmuesi argjentinas ai që do të shënonte golin e vetëm të takimit në minutën e 56-të.

Por nëse të shënojë është detyra e tij në fushë, e njëjta gjë nuk vlen për të mohuar golin e kundërshtarëve.

Në minutën e 95-të portieri i Sevilles pëson një dëmtim dhe detyrohet të largohet nga loja.

Dorezat e tij i merr pikërisht Lucas Ocampos, që do të kthehet sërish në hero për ekipin e tij. Në momentet e fundit të takimit Eibar ka mundësinë e një goditje dënimi.

Është portieri Dmitrovic ai që shfrytëzon një top të gjendur në zonë dhe nga shumë pranë portës tenton golin. Por festën do e mohonte sulmuesi Ocampos, i cili këtë herë në rolin e gardianit të katërkëndëshit ka mbajtur rrjetën të paprekur për t’i dhuruar 3 pikët Sevilles, e cila ruan vendin e 4-rt në renditje.


Shtuar 7.07.2020 15:02