Kapen 100 kg kokainë në Selanik, në pranga 7 persona

Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasi prej 100 kilogramësh kokainë në Selanik, ndërsa në pranga janë vënë 7 persona.

Protothrma.gr raporton se droga kishte ardhur në Selanik nga Amerika Latina.

Arrestimi u bë kur banda krimunale mori pakot me drogë nga porti e i futi në makinë. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve, policia sekueatroi 70 mijë euro.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e e plotë te rrjetit të drogës dhe itinerarit të kokainës./albeu.com/  


Shtuar 9.05.2023 09:11