Zgjedhja e Presidentit të ri, Meta komunikim të jashtëzakonshëm nga Stambolli

Presidenca ka njoftuar një komunikim të jashtëzakonshëm të kreut të shtetit Ilir Meta nga Stambolli, ku ndodhet në një vizitë zyrtare.

Kujtojmë që jemi pak nga orë nga votimi i Bajram Begajt si Presidenti i ri i Republikës në Kuvend, ndërsa mazhoranca pret reagimin e Metës për lirimin ose jo nga detyra aktuale.

Në një reagim të mëhershëm nga Presidenca, u tha se kreu aktual i shtetit do të respektonte çdo vendim të Kuvendit.

“Pas pak minutash, nga Stambolli, nje komunikim i jashtezakonshem”, thuhet në njoftimin e Presidencës./albeu.com