Basha prish marrëdhenien me Berishën? Fton në selinë blu “armikun” e ish-kryeministrit

Një ndër “armiqtë” më të ashëpr të ish-kryeministrit Sali Berisha është Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Në 20 maj të vitit 2019, Hashim Thaçi, në studion e emisionit “Open” të gazetares Eni Vasili, hodhi akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Sali Ram Berisha që kur e kam njohur, ka qenë për një autonomi kulturore të Kosovës nën Serbinë. Ai nuk e ka dashur pavarësinë e Kosovës. Ai ka qenë një argat i Millosheviçit. Ai e ka quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si organizatë terroriste”

_________________________

Por ditën e sotme Presidenti i Kosovës është pritur në selinë blu nga kryetari i PD Lulzim Basha ku po zhvillohet edhe një takim kokë më kokë mes tyre. /albeu.com/


Shtuar 11.06.2020 17:48