Gruaja bën për spital burrin dhe e nxjerr nga shtëpia

Një grua ka dhunuar burrin dhe më pas e ka përzënë nga shtëpia. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Suharekës në Kosovë.

mediat në Kosovë raportojnë se gruaja përveç dhunës me grushta dhe shkelma, e ka goditur dhe me kaçavidë në dorë burrin e saj, dhe më aps e ka përzënë nga shtëpia.

Burri ka shkuar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa gruaja është shoqëruar në polici.


Shtuar 16.07.2023 23:38