Capello ka zgjedhur trajnerin më të mirë italian në histori

Trajneri i njohur Fabio Capello ka zgjedhur trajnerin më të mirë italian në histori.

“Trajneri më i mirë italian i të gjitha kohërave është Carlo Ancelotti”, tha Capello për Sky.

Kujtojmë se nën drejtimin e Carlo Ancelottit, Real Madridi sezonin e kaluar doli kampion i Spanjës dhe fitoi trofeun e Champions League. Edhe madrilenët e nisën me sukses sezonin e ri.

Carlo Ancelotti mori drejtimin e Real Madridit për herë të dytë në karrierën e tij verën e kaluar. Që atëherë, skuadra ka luajtur 62 ndeshje: 45 fitore, 8 barazime dhe 9 humbje. /albeu.com/

Ancelotti: Cap fits - Eurosport