“Hero! Nuk mund të pajtohem me ikjen tënde”, e fejuara e mjekut që vdiq në aksident në Gjakovë rrëqeth me dedikimin

E fejuara e Mentor Salihit, mjeku që humbi jetën në një akisdent në Gjakovë, ka prekur me postimin e saj në rrjetet sociale.

Blerta Begaj thotë se ajo ngushëllohet nga fakti se mjeku u nda nga jeta si hero dhe se tashmë Kosova do e mbajë mend si një njeri që dha jetën për të shpëtuar jetët e njerëzve të tjerë.

Begaj vijon më tej duke thënë se Mentor Salihi do të nderohet dhe do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e gjithësecilit e madje do t’i kushtohen dhe vargje.

Postimi i plotë:

Sot u bënë kaq ditë që prej ikjes tënde, e unë ende nuk po mbërrij me pranu e as me besu që ti nuk je më. Është kaq e vështirë të shkruaj për ty.

Me ngushëllon e më bënë krenare pa masë fakti që u ndave nga kjo jetë si një hero, ti nuk mbete vetëm heroi i zemrës time por u bëre heroi i të gjithë atyre që i ktheve në jetë kur nuk kishin shpresa, i atyre që të njohën, e i atyre që për herë të parë dëgjuan për ty, me veprën tënde madhore, me flijimin tënd, pikërisht ashtu siç gjithmonë veprove, vendosë të tjerët përpara vetës tënde.

Sot e gjithë Kosova të njeh si doktor Mentori, që dha jetën në shpëtim të jetës së njerëzve të tjerë, e gjithë Kosova të ka nderu, të ka thurur vargje e të ka kujtu, në kujtesën e secilit prej tyre do të mbetesh gjatë e përgjithmonë.

Sado që unë nuk po mundem me u pajtu e po përballem çdo ditë me dhimbjen e ikjes tënde, më bënë me u ndi më lehtë fakti që ti ke lënë kaq shumë gjurmë në jetën time, e që e kam pas fatin me e njoftë një njeri si ti prej së afërmi.

Krejt kujtimet me ty, që janë kaq të bukura, kam me i mbajt përgjithmonë në zemër e me jetu me to. Kështu kam me të mbajt afër e ti ke me jetu përgjithmone brenda kësaj zemre.

Ti, Mentor u kujdese kaq shumë për të tjerët, ishe afër secilit njeri që pati nevojë për ty, prandaj ikja jote la kaq shumë zbrazëti te secili prej nesh, tek unë që të pata mbështetje në secilin hap të jetës.

Lutem që Zoti të t’shpërblejë në botën tjetër, për njeriun fisnik, human e i dashur që ishe në këtë botë dhe për dritën që rrezatove në jetën e kaq shumë njerëzve.