Zaniolo ka një mesazh të fortë pas dëmtimit të rëndë

Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo ka publikuar një mesazh pas lëndimit të rëndë të pësuar në ndeshjen kundër Juventusit në Serie A.

Ylli i ri italian është dëmtuar në ligamentin kruciat të gjurit dhe do të mungojë për rreth gjashtë muaj.

Por, ai duket se tashmë ka në mendje planin e rikthimit.

“Ju betohem, do të kthehem më i fortë se më parë”, shkroi Zaniolo në profilin e tij në Instagram.

Zaniolo ka shkëlqyer me paraqitjet e tij tek Roma duke u konsideruar si një prej talentëve më të mëdhenj në Serie A.


Shtuar 13.01.2020 09:03