Më në fund Bale i thotë “PO” interesimit të klubit të ri

Gareth Bale është pranë rikthimit në Premierligë.

Gareth Bale pritet të largohet nga Real Madrid në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

“The Times” raporton se sulmuesi uellsian ka pranuar ofertën nga Manchester United.

Red Devils kanë kthyer vëmendjen nga Bale pas dështimit në përpjekjet për blerjen e Jadon Sancho nga Borussia Dortmund.

Bale është jashtë planeve të trajnerit Zinedine Zidane për sezonin e ri andaj është në dispozicion për një klub të ri.

Mirëpo, mbetet të shihet nëse marrëveshja do të finalizohet në bazë të huazimit apo Manchester United do të pranojë të paguajë kompensim për shërbimet e ish yllit të Tottenham Hotspur.


Shtuar 15.09.2020 09:40