Vijonin të ndërtonin pa leje në Ksamil: Arrestohen 7 persona, mes tyre 5 punonjës të IKMT-së

Policia e Sarandës dhe Forcat Operacionale kanë arrestuar 7 persona, mes të cilëve 5 janë punonjës të Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Ata akuzohen për korrupsion dhe abuzim me detyrën në lidhje me lejimin e ndërtimeve pa leje në zonat e plazheve të Ksamilit.

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe një automjet të IKMT, i cili ndodhet i bllokuar në Komisariatin e policisë Sarandë.

Operacioni i policisë vijon, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera. Zona e Sarandës dhe Ksamilit janë ndër më të frekuentuarat gjatë sezonit turistik veror nga pushues vendas dhe të huaj për shkak të bukurisë së ujërave dhe vendeve panoramike.


Shtuar 13.05.2020 06:25