Video dramatike, autobusi shpërthen në flakë, pasagjerët vrapojnë të frikësuar

Momente dramatike u regjistruan në një autostradë në Buenos Aires të Argjentinës, kur një autobus shpërtheu në flakë.

Siç duket në video, pasagjerët të trembur nxituan të largoheshin nga autobusi.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë drejtuesin që ndalon mjetin në anë të rrugës, pasagjerët zbresin, ndërsa flakët përfshijnë autobusin.

Zjarri ka rënë për shkak të një defekti mekanik në autobus, siç raportojnë mediat lokale. Në vendngjarje shkuan autoambulancat, por nuk raportohet për të lënduar.

/Albeu.com/


Shtuar 17.08.2023 09:30

Tags: ,