”Pretty Woman”? Një magji e papërsëritshme!

Kanë kaluar 40 vjet nga filmi ”An officer and a gentleman” dhe 32 nga ”Pretty Woman”, por për Richard Gere, 73-vjeç, koha duket se ka ndalur.

Këmishë bojë qielli, pantallona të errëta dhe flokë të bardhë të prerë shkurt, aktori amerikan, mik i Dalai Lamës dhe një budist i bindur, i ftuar nderi i Festivalit të Filmit ”Magna Grecia”, duket vërtet si një djalë.

“Një rixhirim i ‘Pretty Woman”? Kanë kaluar shumë vite që nga viti 1990 kur filmi u shfaq për herë të parë, por pavarësisht se më shumë se një herë i njëjti regjisor, Garry Marshall më ka propozuar një ribërje të mundshme duke imagjinuar zhvillime të çuditshme, në fund nuk është bërë asgjë”, thotë Gere.

”Në fillim askush nuk e priste një sukses të tillë, një film i aftë për të krijuar një formë të tillë identifikimi. ‘Pretty Woman’ ishte një magji, një formë e të dashuruarit. Nuk e di pse bie në dashuri me dikë, por ndodh”, thekson thinjoshi.

“Unë jam tashmë një dinozaur i ekranit të vogël dhe jam gjithashtu i lumtur që jam i tillë. Nga ana tjetër, as që mbaj mend kur kam qenë për herë të fundit në kinema. Dhe kjo për shkak të Covid-19, por jo vetëm”, përfundon ai.