Shorti i Conference League/ Ballkani në grup të fortë, gjen edhe ekipin që eliminoi Partizanin

Shorti i Conference League ka dhuruar grup të fortë për Ballkanin e drejtuar nga Ilir Daja, teksa përballë janë skuadra të forta që kanë marrë pjesë edhe në grupet e Champions League.

Dinamo Zagreb, Viktoria Plzen dhe Astana janë rivalë të vështirë, me kampionët e Kosovës që u duhet të bëjnë mrekullinë për të kaluar grupin. Ashtu si në play-off, Ballkani do të ndeshet me një skuadër që luajti ndaj Partizanit. Pas BATE Borisov, tani përballë do të jetë Astana.


Shtuar 1.09.2023 15:27