Hapet papritur gropa në mes të rrugës, “përpin” 3 makina (VIDEO)

Një gropë e madhe është hapur papritur në parkingun e një spitali në Jerusalem.

Mësohet nga mediat e huaja se si pasojë e kësaj, tre makina kanë rënë brenda.

Megjithatë nga burimet paraprke besohet se gropa është shkaktuar nga një tunel autostrade, që është duke u hapur aty pranë. Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur të lënduar, ndërsa pamje të shumta tregojnë makinat teksa “gëlltiten” nga gropa.

 


Shtuar 8.06.2021 15:43