“Lufta” mes Giroud dhe Benzema, Griezmann mban anën e këtij lojtari

Antoine Griezmann ka zgjedhur kryesisht të marrë rrugën e mesme midis përplasjes mes Olivier Giroud dhe Karim Benzema, por theksoi se i pari ka ngritur Kupën e Botës.

Benzema ndezi debatin të dielën kur u pyet për ndryshimin midis tij dhe sulmuesit francez Giroud.

“Ju nuk e krahasoni Formulën 1 me karting, dhe unë jam mirë”, tha Benzema në Instagram Live.

“Unë nuk mund t’i përgjigjem të gjitha këtyre, që mund të më shqetësojnë”, tha Griezmann në Twitch.

“Unë e dua Olivier Giroud, ai është një lojtar i mirë dhe ai na ndihmoi të fitojmë Kupën e Botës. Dhe kjo është e rëndësishme në jetë”.

Benzema është larguar nga Kombëtarja e Francës që nga 2015, pasi akuzohet se kishte shantazhuar ish-shokun e skuadrës Mathieu Valbuena në një skandal me kasetë seksi.


Shtuar 2.04.2020 12:57