MISTERI/ Kamioni u rrëzua dhe i mori jetën dy personave, ky është i riu që humbi jetën në Vlorë (FOTO LAJM)

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në bypasin e Vlorës, ku humbën jetën dy punonjës pas rrëzimit të kamionit.

Sipas burimeve nga policia, kamioni ishte ngarkuar në Kavajë me zhavor të imët dhe më pas kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

Aktualisht është duke u hetuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit ndërsa për një rezultat përfundimtar duhen pritur përfundimet për ekspertizën e mjetit, ndërsa duhet ende kohe.

Një nga dyshimet lidhet me faktin se mjeti të ketë dalë nga rruga në momentin kur zbriste nga Kanina drejt Orikumit.

Por nuk përjashtohet edhe ndonjë defekt i mundshëm.

Gjithashtu nga policia bëhet me dije se nuk ka ende persona të shoqëruar ndërsa ngjarja është cilësuar si aksident në punë. Ndërkohë për këtë qëllim materialet sot do ti referohen Prokurorisë së Vlorës, teksa çështja do të ndiqet nga prokuror Anton Pali./albeu.com/