Ethet e Meazza, Inter shet të gjitha biletat ndaj Milanit, me Romën deri tani janë shitur 50 mijë

Dy ndeshjet e fundit në kampionat për Interin, ndaj Juventusit dhe ndaj Hellas Verona, të dyja të fituara nga zikaltërit, kanë rindezur entuzazimin e tifozëve të Interit pas dy muajsh në errësirë.

Ndeshja për Kupën e Italisë ndaj Milanit, ka arritur t’i shesë të gjitha biletat e stadiumit, pra do të kemi një derbi të mbushur deri në majën më të lartë të stadiumit Meazza.

Por tifozët zikaltër nuk mjaftohen me kaq, pasi pas Spezias do të përballen ndaj Romës, dhe për këtë kanë arritur të shesin deri më tani rreth 50 mijë bileta, një shifër tepër e frikshme për vetëm dy ditë.

Inzaghi nuk do të luajë më me 11 lojtarë në këto ndeshjet e fundit të sezonit të cilat janë shumë të rëndësishme, por do të ketë në fushë 12 lojtarë, ku ai lojtar që plotëson numrin në 12, do të jetë tifozeria zikaltër e cila do të shoqërojë Interin deri në bilbilin e fundit të sezonit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.04.2022 19:17