I rrethuar nga forca policie, del video nga arrestimi i kandidatit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri

Albeu.com ka siguruar videon nga momenti i arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë Himarë.

Në pamje duket që Beleri po qëndron me disa persona në restorantin  e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të Policisë së Shtetit e arrestojnë.

Belerin e kanë shoqëruar efektivë  të SPAK, në drejtim të komisariatit, më pas ai u transferua në Vlorë./albeu.com/

 


Shtuar 12.05.2023 07:47