Prej ditësh i zhdukur, gjendet i mbytur 78-vjeçari nga Fieri

Gjendet trupi i pajetë i të moshuarit që humbi në Seman pak ditë më parë.

Pas tre ditësh i zhdukur, i moshuari nga Fieri është gjetur i mbytur në bregdetin e Semanit.

78-vjeçari, Nasi Xhorxhi, kishte dalë për të peshkuar ditën që u zhduk. Ai është gjetur sot nga familjarët rreth 50 metra larg vendit ku ai po peshkonte.

/albeu.com/